Familja nga Podujeva merr goditje të rëndë, koronavirusi ia merr jetën babait dhe djalit

Lajme
21:53 | 16 Nëntor 2020

Ngjarje e rëndë në familjen Rrahimi, koronavirusi ia merr jetën babait dhe djalit.

Brenda dy ditës, babai dhe djali, kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Isuf dhe Valon Rrahimit.

Ngushëllime familjarëve u ka shprehur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti.

Shkrimi i plotë nga deputeti Hoti:

Nuk di se si do të mbyllej dita më e trishtueshme për familjen e Valonit, mua si fqinjë e shok i tijë dhe gjithë qytetarët e Podujevës.

Sot nga virusi famë keq Covid-19 vdiq Valon Rrahimi, tri ditë pas vdekjes së babës së tijë Isuf Rrahimi nga po i njëjti virus.

E vështirë ta gjejshë forcën për ta përcjellur në botën e amëshueshme në moshë aq të re një djalë të urtë, punëtor e shumë i sjellshëm siq ishte Valoni.

Ndonëse u rritëm në një mahallë në kushte e kohë shumë të vështira bashkë edhe me Fidanin, Ditarin, Ilirin, Samirin, Arsimin, Burimin, Xhevdetin, Mensurin, Muhametin, Jetonin e shumë të tjerë, gyrbeti, shkollimi e puna na ndau fizikisht, por dashuria që kishim për njëri tjetrin, gjithmonë ishte e freskët kur do që takoheshim.

Allahu e mëshiroftë e na takoftë në Xhenet me të.

Ngushëllime gjithë familjarëve, miqëve, shokëve dhe kolegëve të tijë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.