Ermali e nxjerr në pah fizikun e vërtetë të Arianës

Magazine
02:19 | 06 Gusht 2020

Blogerja e njohur kosovare Ariana Fejzullahu apo siç njihet nga publiku si bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu njihet si një nga nuset më të përkryera të estradës.

Edhe pse është nënë e katër fëmijëve, ajo me anë të fotove që publikon në rrjetin social tregon se edhe pas lindjeve po arrin të jetë në formë të mirë, shkruan “Kosovarja”.

Jetën luksoze që e posedojnë e ndajnë edhe me fansat në llogaritë e tyre, ku së fundmi treguan se kanë dal me shoqëri të mirë.

Ishte Ermali ai që ndau një imazh ku në fokus bie trupi i Arianës i cili është ndryshe nga imazhet që i publikon në llogarinë e saj.

E ulur në karrige ajo po vërehet që ka shtuar goxha peshë, duke dalluar komplet nga fotot e tjera.

Si po arrin të ndryshojë në peshë kaq shpejt, apo edhe te kjo ka hyr në përdorim ‘photoshopi’?/Kosovarja/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.