Enis Bytyqi sjell ripërpunimin e këngëve “Xhamadani” dhe “Ani Mori Nuse”

Magazine
08:27 | 03 Korrik 2020

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi ka sjell së fundmi një projekt shumë interesante për fansat e tij.

Ai ka publikuar një miks të dy këngëve të njohura shqiptare, “Xhamadani Vija Vija| dhe “Ani Mori Nuse”.

Për incizimin dhe ripërpunimin e saj janë kujdesur producenti Rrzon dhe Qelik Lipa, ndërsa instrumentali i është besuar Endrit Hamdiut.

View this post on Instagram

Ckemi… ohh i kom dy sene treja per juve. Nimi se shpejti🍻⚡️

A post shared by ENIS (@enisbytyqiofficial) on

Kënga është publikuar në versionin audio me tekst dhe për anën vizuale është kujdesur Endrit Rrahimi.

Enis Bytyqi është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.

Kësaj radhe, ai ka eksperimentuar në stil, duke sjell një ripërpunim të dy këngëve që janë thellësisht të njohura për publikun shqiptar, e që një ripërpunim i tillë u ka pëlqyer fansave.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.