Edi Rama: La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti

Lajme
09:38 | 26 Nëntor 2020

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu sot trishtimin për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit botëror, argjentinasit Armando Diego Maradona.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, u shpreh Rama.
Diego Armando Maradona, pësoi sot një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen, sipas gazetave argjentinase “Clarin” dhe “Ole”. Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.