Edhe pse iu ktheva burrit, zemra më ka mbetur te dashnori!

Fun
01:22 | 21 Korrik 2020

Jam 30-vjeçare, nënë e dy vajzave. Para pesë vjetësh isha në proces për ndarje nga burri, shkaku se dallimi i madh që kishim në moshë, bëri që ftohen ndjenjat ndaj njërit-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që në martesën tonë shkaktoi plasaritje të madhe ishte ndryshimi që kemi në moshë unë me tim burrë, e që në fillim të martesës sonë nuk na pengonte fare…

E, e keqja më e madhe ishte se unë e braktisa familjen në moshë shumë të re, në mënyrë që të jem me të…

Por, nuk zgjati shumë dhe gjërat në martesën tonë erdhën duke u ftohur dhe arritën deri në divorc, pasi ai nënshkroi një dokument që shtëpia ku jetonim ne ua falë familjes.

Këtë e bëri pa u konsultuar fare me mua, thuaja se unë nuk isha grua e tij dhe fëmijët nuk ishin të tij…

Dhe, procedura për divorc zgjati gjashtë muaj. Por, gjatë kësaj kohe u njoha me një person, i cili edhe e ndërroi kaun e jetës sime.

Në fillim nuk e doja edhe aq shumë, por me kalimin e kohës u dashurova tmerrësisht në të…

Por, e keqja në këtë lidhje të re ishte se ai është 6 vjet më i ri se unë, e frikësohem se me kohë do i bëhem bajate, shkaku i moshës që kam.

E keqja edhe më e madhe është se unë tashmë jetoja në shtëpinë e familjes sime dhe vëllai atë kohë edhe martohej.

Nusja e tij i kishte dhënë kusht që unë të mos jem në atë shtëpi ku do të vinte ajo, sepse, sipas saj, e pengonin vajzat e mia, të cilat i kam me vete.

Dhe, erdhi një moment shumë i vështirë për mua: kah t’ia mbaja…

Ndërkohë, mu në ato përplasje, burri që tashmë nuk jetoja me të, erdhi dhe kërkoi t’i kthehesha, duke më kërkuar falje për gjithçka që ka ndodhur…

Dhe, pasi bisedova shtruar më vëllanë për problemin tim, më propozoi që t’i kthehesha burrit, kryesisht shkaku i vajzave që të mos jetonin pa baba.

Kur vendosa t’i kthehem, burrit i thashë s’po kthehem për ty, por për hatër të vajzave jam në gjendje të bëj gjithçka…

Por, edhe pse iu ktheva burrit, zemra më ka mbetur te dashnori, sepse atij i jam dorëzuar me mish e me shpirt.

Sidoqoftë, e keqja më e madhe është se, edhe pse iu kam kthyer burrit, kurrë më nuk fle me të, por me vajzat e mia…

Kjo bëri që burri ta kuptoj se më nuk e dua atë… se jam kthyer vetëm për hir të vajzave, se zemra ime tashmë i përket dikujt tjetër e jo atij…

Thënë shkurt, jam lodhur nga jeta ime e paqartë, e pakënaqur në martesë, e pandjenja ndaj burrit. Dhe, s’di si do të vazhdoj tutje… Ermira, “Kosovarja”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.