Ebru Sahin fotografohet me partnerin e saj në Stamboll

Turke
02:35 | 06 Gusht 2020

Ebru Sahin është tashmë një aktore të cilën e njohim të gjithë nga roli i ‘Rejan’ në serialin “Hercai” që theu rekorde shikueshmërie në Turqi dhe jo vetëm.

Fansat e serialit gjithmonë kanë dëshiruar që ajo dhe ‘Miran’ të ishin çift edhe në realitet por mesa duket kjo dëshirë e tyre nuk do të realizohet sepse të dyja palët janë në romancë me partner të tjerë.

Ebru së fundmi u fotografua rrugëve të Stambollit me partnerin e saj, basketbollistin Cedi Osman.

Ata drekuan së bashku dhe fotot e tyre u kthyen në kryefjalën e mediave dhe portaleve turke.

“Tani pushimi ka mbaruar, unë do të shkoj në Mardin për xhirime e serialit”. – tha aktorja. /MuzikTurke.com/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.