Duke dashur ta fsheh barkun, Adelina ia huq keq ‘photoshopit’

Magazine
01:37 | 26 Korrik 2020

Ndjekësit ia vërejnë këngëtares lëshimet në foton e publikuar.

Adelina Tahiri ka filluar pushimet e saj në jugun e Shqipërisë, dhe imazhet në bikini nuk po mungojnë.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar një imazh në të cilin ka dështuar të fsheh provat e fotoshopit, dhe kjo nuk iu iki as ndjekësve të cilët reaguan menjëherë.

Pjesën e krahut dhe të barkut, këngëtarja duket ta ketë modifikuar në mënyrë joprofesionale pasi që vërehet qartë shtrembërimi i derës dhe ollukëve të ujit.

Dhe një nga komentuesit i kishte shkruar “E njerzit a Hala bohen budall me perfect slim ? Kur t bohesh origjinale munohu me shit diqka? Sy Kena bre ncnc Po vrehesh oj mother”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.