Dua Lipa dhe Miley Cyrus akuzohen për kopjim të videoklipit

Magazine
09:57 | 21 Nëntor 2020

Dua dhe Miley akuzohen se kopjuan videoklipin nga grupi Drem Wife.

Është thënë se imitimi është forma më e lartë e lajkave, dhe deri më tani ato duket se janë thjesht shumë, shumë të lajkatuara, shkruan Daily Mail. Me bazë në Londër pop-bendi Dream Wife përmes Instagramit të premten pretendoi se videoklipi i ri, i bashkëpunimit mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus është kopje e drejtpëdrejt e videos së tyre muzikore “So When You Gonna…”. Dhe lëvizja e kopjimit është e vështirë të argumentohet, por ka ngjashmëri të madhe të disa skenave. Po ashtu, edhe lëvizjet janë të ngjashme, duke treguar vajzat teksa bëjnë vallëzime të egra.

Klipi i Dream Wife u shfaq premierë në maj të këtij viti.

Bendi, i përbërë nga anëtaret Alice Go, Rakel Mjöll dhe Bella Podpadec, ndanë disa imazhe krah për krah nga të dy videot në rrjete sociale, me imazhin e sipërm që shfaq Miley dhe Dua ndërsa imazhi i poshtëm shfaqi pranë kompozimeve identike nga videot e secilës. Në mbishkrimin e videos, ato shkruajnë “Mendoj se videoja e re e Miley dyuket e njohur… ata dhëmë margaritarë të bardhë në LA kanë nevojë për ca pluhur”.

Në storiet e tyre në Instagram, grupi postoi materiale të ndryshme, përfshirë imazhin pranë Miley që mbante kitarë, njësoj sikurse udhëheqësja e grupit Alice, që bëri të njëjtën gjë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Miley akuzohet për plagjiaturë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.