Dua Lipa dhe Anwar ndajnë me fansat momentet e lumtura që kalojnë së bashku

Magazine
18:34 | 02 Korrik 2020

Ata janë izoluar së bashku gjatë pandemisë në vazhdim të coronavirusit.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid dukeshin një çift më se lumtur teksa pozonin në një seri fotografish të lezetshme nga prapaskenat e fotosesionit të tyre të realizuar për “Vogue”.

Dua ndau një seri të xhirimeve të çiftit që pozuan në Londër, të cilat u realizuan në maj, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 24 vjeçe, u pa me një fytyrë të buzëqeshur, teksa kishte veshur një bluzë të zezë dhe një fund me ngjyra.

Ajo gjithashtu dukej edhe më tërheqëse me modelin e saj të flokëve bionde të kapura lart.

Anwar, 21 vjeç, dukej më sportiv se e dashura e tij në disa rroba të zeza.

Çifti po qëndrojnë në një shtëpi me qira në Londër, kjo pasi kur u kthyen nga turneu i tyre në Australi, e gjetën apartamentin e tyre të përmbytur nga punimet që fqinjët kishin kryer.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.