“Dridhesh për një sanduiç”, moderatorja shqiptare grindet me komentuesen

Magazine
00:37 | 20 Korrik 2020

Moderatorja Dajana Shabani është spikatur gjithmonë për karakterin e saj pa komplekse.

Së fundmi, ajo ka shpërthyer në ofendime ndaj një vajzë në Instagram, e cila i thotë: “Pse drídhesh sikur je futur në korent”. “Se më do menderja, po ti ca halli ke?” – i shkruan Shabani. Më pas ndjekësja i përgjigjet duke i vënë në pah kulturen.

“Ti, një e panjohur në Instagram nuk më tregon mua kulturen sepse të mos vdesësh injorante, mendere është forma më e kulturuar e shkruar në fjalin shqip. Dhe nuk mendoj se ti ke një kulturë të madhe kur ndjek dikë dhe i jep mend, kur tjetra as nuk di që ekziston”, replikoi sërish moderatorja.

Ndërsa ndjekësja në formë ironie iu përgjigj duke i thënë: “Të rruatë menderja ty, vazhdo të dridhesh”.

Pasi ka postuar këtë bisedë, Dajana e ka përmbyllur me frazën: “Shyqyr që janë këto moralistët që as të shkruajnë nuk dinë! Ju nuk dridheni në Instagram dridheni diku tjetër për një sanduiç.”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.