‘Djegie të kokës, thyerje të qafës’, 20 vjeçarja pëson dëmtim ‘horror’ nga shpërthimi në Ferizaj

Lajme
19:13 | 05 Janar 2021

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë informacione për gjendjen e personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Ai tregoi se 3 persona janë në mjekim intensiv.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë. 3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai.

Lenjani tha se kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Spitalin e Ferizajit, dhe sa këta të fundit i kanë lajmëruar me kohë për pacientët që i kanë referuar, andaj edhe janë bërë gati dhe kanë sistemuar të gjitha pacientët.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.