Djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, vjen reagimi i PDK-së

Lajme
09:33 | 25 Nëntor 2020

Dje në media u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë.

Në lidhje me këtë, sot kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është krejt e pakuptimtë nepotizmi që ndodhë në sektorin publik. Këtë dukuri ai e ka quajtur mentalitet fisnor.

Postimi i plotë: Është i pakuptimt, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vellau, baba, vajza, tezja, nipi, kusheriri, gruja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.