Ditë zie për “Serkanin” aktori humb personin e dashur

Turke
02:11 | 29 Korrik 2020

Kerem Bürsin është nga nga aktorët më të pëlqyer të kësaj vere.

Atë e shohim në serialin e njohur “Sen Çal Kapımı” krah aktores Hande Erçel . Në serial Kerem ka rolin e protagonistit dhe quhet ‘Serkan’.

Së fundmi aktori i pashëm ka humbur gjyshen e tij. Këtë ai e tregoi në InstaStory ku kishte postuar një foto me të dhe shkruan “Ty të dua shumë. Pushofsh në paqe.”.

Në një ditë si kjo, partnerja e tij në serial, aktorja e njohur Hande Erçel i ka qëndruar pranë.

Hande shkoi për vizitë në shtëpinë e Kerem duke ngushëlluar atë dhe familjarët e tij./MuzikTurke.com/

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.