Dhunoj të dashurën gjykata merr vendimin për aktorin e njohur turk

Turke
18:22 | 09 Korrik 2020

Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy të larë me gjak.

Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ajo ka deklaruar duke e denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë.

Thuhet se gjithçka ka ndodhur pasi Deniz kishte përmendur ish-partnerin e saj.
Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk.

Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij.

Aktori e ka kundërshtuar vendimin.

Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit. /MuzikTurke.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.