Del në shesh e vërteta për konkurrentin më të ri nga Gjakova në emisionin “Përputhen”

Magazine
17:32 | 27 Nëntor 2020

Zbulohet e vërteta për konkurrentin më të ri në emisionin “Përputhen”.

Emisioni “Përputhen” është njëri ndër emisionet më të shikuara të momentit.

Para dy ditësh një konkurrent i ri iu është bashkangjitur këtij emisioni, Atdhe Xharavina që vinte nga Gjakova ishte konkurrenti i fundit që iu është bashkuar emisionit “Përputhen” gjatë këtij viti.

Në rrjet qarkulluan disa zëra që Atdheun veç se e kishin njohur konkurrentët e “vjetër” dhe bënë sikur nuk e njohën në momentin që ai hyri në emision.

Këtë trazirë e shkaktoi një ish konkurrent i sezonit të kaluar i “Përputhen” Alban Dyrmishi.

Ai publikoi një foto teksa shkruante, “Si bënin, sikur s’e njihnin këtë tipin. Atdheu na qenka dashnori i fshehtë i ju e dini se kujt.”

Më pas kjo u hodh poshtë pasi që disa burime zbuluan se ajo darkë ku shihet Atdheu në foto ishte bërë të shtunën e poashtu edhe ajo puntantë kur ishte futur konkurrenti në fjalë në emision ishte bërë po atë ditë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.