`DEKLARATA E GASHIT U PËRDOR PËR T’I ARRESTUAR KRERËT E UÇK-SË`

Lajme
22:10 | 18 Nëntor 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur si pretendim në urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit deklaratën e Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

 

Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se së fundmi, (ish-)këshilltari politik Shkëlzen Gashi deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

“Vetë të dyshuarit kanë një kohë të gjatë rekord i armiqësisë ndaj përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës ose ndonjë hetimi të tyre”, thuhet në dokument. Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, avokati i Hashim Thaçit, David Hooper tha se nuk pranojnë kriteret e përmendura për ish-presidentin e Kosovës.

“Në seancën e parë, në javën e kaluar kemi cekur kërkesën për lirimin me kusht të z. Thaçi, nuk pranojmë kriteret e cekura për z. Thaçi, duam të aplikojmë mënyrat se si duhet të realizohet lirimi me kusht”, tha avokati Hooper. Avokati i Thaçit tha dhe se sa i përket urdhër-arrestit për çështjen në fjalë janë bërë redaktime të çuditshme.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.