Daçiq reagon pas kerkesës së Nismës që Gjykata Speciale t’i hetoj krimet serbe në Kosovë

Lajme
22:52 | 14 Nëntor 2020

Kryetari i Parlamentit Serb dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

“NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës që menjëherë t’i dorëzojë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjitha provat që posedon lidhur me krimet e gjenocidit në të gjitha masakrat e shënuara në rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 16 maj 2019 dhe qindra masakra të tjera si akte gjenocidare anekënd Kosovës gjatë të cilave u vranë 1392 fëmijë, 1739 gra dhe rreth 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive; si dhe dhunimin e mbi 20 mijë grave shqiptare”, tha në një konferencë për medie Sherifi, paraditen e sotme.

Në reagimin e Daçiqit, thuhet se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së, shkruajnë mediet serbe.

“Është turp që partia e tij (Fatmir Limaj) po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së kundër serbëve. E gjithë bota tani e sheh se çfarë krimesh ata kryen kundër serbëve. Dhe ky është vetëm fillimi. Le të merren me këtë,” tha Daçiq.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.