Cramon: Qytetarëve të Kosovës u duhet një datë për liberalizim të vizave

Lajme
23:09 | 30 Nëntor 2020

Këshilli Evropian ka diskutuar sot edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv.

Për këtë ka reaguar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon. Përmes një postimi në Twitter Cramon tha se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Evropian.

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkroi ajo. Ndërkohë, në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Evropian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.