Çifti Obama së shpejti një serial komedi për Donald Trump

Fun
10:14 | 03 Dhjetor 2020

Pritet që së shpejti të publikohet një serial komedi për Trumpin.

Michelle dhe Barack Obama do të bashkëpunojnë me aktorin e njohur të humorit, Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja. Për serialin “The G Word with Adam Conover”, kompania e tyre e produksionit, “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix.

Ky serial do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, libër i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kaosin e madh që erdhi bashkë me të. Seriali “The G Word me Adam Conover” do të fillojë prodhimin e tij në fillim të vitit 2021. Kujtojmë se Donald Trump humbi këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mandati i tij përfundon në muajin janar. Ai do të lirojë Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.