Çfarë i tha Daut Haradinaj pak ditë para nisjes për në Hagë Hashim Thaçit?

Lajme
20:40 | 14 Nëntor 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj ka treguar se çfarë i kishte thënë ish-presidentit Hashim Thaçi para nisjes për në Gjykatë Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj tha se ka pirë kafe pak para nisjes në Hagë me Thaçin dhe i ka treguar se e ka mbështetjen e plotë të tij dhe familjes së tij.

Ai tha se i ka premtuar Thaçit që të kontribuojnë që emri i tij të pastrohet sa më shpejt nga akuzat e Speciales dhe t’i rikthehet punës dhe familjes në Kosovë.

“Unë pak ditë para se me shku e kam taku blic kem pi kafe shkurt e shkurt, unë i kam thënë z.President më vjen keq siç duket t’i ki me marrë rrugë, por do ta kesh përkrahjen e pa rezervë timen, të familjes dhe çka do që mundemi me kontribu që emri jot mu pastru sa më shpejt dhe me u rikthy në Kosovë në punë dhe familje”, tha Haradinaj.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.