Brezovica merr pamje edhe më të bukur pasi mbulohet nga bora

E fundit
09:26 | 30 Nëntor 2020

Bora ka filluar të zbardhë thuajse gjithë vendin që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Por padyshim se reshjet e borës e bëjnë edhe më të bukur pikërisht Brezovicën, që njihet si vendi i preferuar për turistët që duan më tepër stinën e dimrit. Pamje të bukura janë publikuar sot nga Brezovica, ku temperaturat thuhet se shënojnë në -5C.

“30.11 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira, pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu. Vonë në mbrëmje reshjet e shiut do të përzien edhe me borë.Temperaturat minimale mbesin të ulëta, nga -3C deri -1C, e maksimalet gjatë ditës do të luhaten mbi vlera mesatare nga 7C deri 10C, e nga dita e diel zbresin në 7C, e të hënën në 3C”. Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, në fundjavë me tendencë të rënie, mirëpo vazhdon të mbetet mbi vlera të normales.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.