Borë e shi nesër në Kosovë

Lajme
18:41 | 03 Janar 2021

Parashikimi i motit për të hënën dhe të martën.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës që po vjen do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike.Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të hënën temperaturat në Prishtinë pritet të shkojnë deri në 6 gradë Celcius, ndërsa të martën deri në 7 gradë Celcius.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.