Blerim Latifi: Nuk po guxojmë t’i themi Vuçiqit “Nisu, po ta mbajti”

Lajme
20:54 | 12 Nëntor 2020

Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vucic për luftë, duke thënë se kombi shqiptar ende nuk është në gjendje që t’ia kthejë me “Nisu, po ta mbajti”.

Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vucic po kërcënon me luftë.

Sipas Latifit, politikanët ndaj kësaj po përgjigjen me “Nato, ku je”.

“Vuçiqi kërcënon me luftë të re, politikanët tanë: Nato, ku je? Shqipëria që 108 vjet është shtet, ne që 21 vjet të lirë, por ky komb ende nuk është në gjëndje me ia kthy Vuçiqit: Nisu, po ta mbajti!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, pas deklaratave të Vucic ka pasur reagime të shumëta në Kosovë, një ndër ta edhe Ministria e Puënve të Jashtme dhe Diasporës, e cila kërkuar që vendi të anëtarësohet në NATO, e më pas të vazhdojë dialogun me shtetin serb.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.