Berisha: Populli shqiptar duhet të jetë përherë krenarë me luftën e UÇK-së

Lajme
23:02 | 15 Nëntor 2020

Në ditë e kaluara, Kosova dhe opinion gjerë është tronditur pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për katër udhëheqësit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Të katër udhëheqësit javën e kaluar kanë mohuar të gjitha akuzat në seancën e parë para gjykatësit. Ngritja e aktakuzës ka ngjallur reagime të shumta të opinionit shqiptar, ndërkaq reagime të ashpra ka pasur sidomos nga ish-ushtarët e UÇK-së.

Hisen Berisha, epror i lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, strateg ushtarak dhe analist i mbrojtjes dhe sigurisë, ka folur në një intervistë për Gazetën “Scanner” për aktakuzat, paraqitjen e katër udhëheqësve të lartë dhe se si është ndjerë Berisha kur është njoftuar se bashkëluftëtarët e tij, po akuzohen ‘për krime lufte’, si dhe për shumë procese që po kalon Kosova.

Berisha ka thënë se duhet ta kapërcejmë̈ edhe këtë sfidë, që kësaj radhe është ndërtuar edhe prej prokurorëve të Millosheviqit, ndërsa populli shqiptare në Kosovë e kudo duhet të jetë përherë̈ krenarë me luftën e UÇK-së

“Paraqitje emocionale në rastin e Jakup Krasniqit ndërsa rastet tjera një̈ paraqitje dinjitoze e cila tek popullata e Kosovës qon një̈ mesazh. Ne patjetër duhet ta kapërcejmë̈ edhe këtë̈ sfidë kësaj radhe e ndërtuar nga akuza edhe prej prokurorëve të Millosheviqit, ndërsa populli shqiptar në Kosovë e kudo duhet të jetë përherë̈ krenarë me luftën e UÇK-së”, ka thënë Berisha.

Por, gjenerali i Ushtrisë së Kosovës ka thënë se epilogu i krejt kësaj është liria e luftëtarëve dhe veçanërisht çlirimi i përjetshëm i Kosovës prej aktakuzave të Dick Martyt.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.