Bellew tregon pikat e forta të Joshuas

E fundit
10:00 | 13 Dhjetor 2020

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev u ndeshën dje në The SSE Arena, Wembley, në një super ndeshje ku nuk mungoi as spektakli.

Anthony Joshua e rrëzoi dy herë Kubrat Pulev para se ta nokautonte në raundin e nëntë. Pas reagimeve të shumta, kësaj radhe ishte edhe ish-boksieri britanik, Tony Bellew, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen. Ish-kampioni i Cruiserweight, foli për inteligjencën e Joshuas në rrjetin e tij social Twitter.

“AJ ka mësuar kaq shumë shpejt në këtë sport”, tha ai. “Lëvizjet e tij janë të zgjuara! Largimi nga goditja e fuqishme është diçka për të cilën ai ka punuar! Duhetj të bënte punë dhe ta godiste Pulev”, tha Bellew. “I tmerrshëm, Pulev u tregua guximtar dhe tregoi karakter por AJ është një atlet fenomenal! Aftësitë e tij të boksit janë përmirësuar dhe po përmirësohen. Shumë i mençur dhe si zakonisht goditës i pa mëshirshëm”, tha Tony Bellew

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.