Behgjet Pacolli bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e gruas

Magazine
11:18 | 18 Nëntor 2020

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ditën e sotme është bërë emocional dhe romantik, pasi ka uruar bashkëshorten në ditën e saj më të veçantë.

Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, duke zgjedhur fjalët më të bukura.

“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës. Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që ai prej shumë vitesh është i martuar me rusen Masha Pacolli dhe kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa politikani ka edhe katër të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.