Bebe Rexha u tregon admirueseve se si t’i bëjnë të pasmet e mëdha si ajo

Magazine
01:43 | 16 Gusht 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është komentuar jo pak herë për dukjen e saj të jashtme.

Në veçanti ajo ka marrë vëmendjen me fizikun e saj, përkatësisht të pasmet e mëdha, të cilat bien në sy më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit të saj.

Mes pyetjeve të shumta që i drejtojnë fansat, një nga më të shpeshtat duket të jetë ajo se si edhe ata mund të kenë të pasme si ajo.

Për këtë arsye, Rexha vendosi që së fundmi të realizojë një video shumë interesnate për ndjekësit e saj, të cilën e publikoi në rrjetin social Instagram.

Videoaj e shfaq atë në stilin e viteve 2000, duke u endur e shëtitur me trotinet, por që gjithmonë në fokus ka të pasmet, duke u kujdesur të bëjë “squats”, përcjell Telegrafi.

“Arkivi i 2001-tës, me pamje të gjetura nga Thom Kerrv (të gjithë vazhdojnë të më pyesin për sekretin tim se si i mbaj të pasmet e mia të mëdha. Shikojeni)”, ka shkruar artistja 30-vjeçare në mbishkrimin e videos në Instagram.

Ndërkohë komentuesit të shumtë kanë ngelur të habitur me faktin se pse ka shkruar vitin 2001 në mbishkrimin e saj, kur shihet qartë se pamjet nuk janë të atij viti, në të cilin artistja ishte vetëm 11 vjeçare.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.