Bebe Rexha: Më mungon nëna ime!

Magazine
01:42 | 29 Korrik 2020

Bebe Rexha përmes një postimi ka bërë të ditur se ka gjashtë muaj pa takuar prindërit e saj.

Bebe Rexha përshkak të pandemisë e ka pasur të pamundur të shkoj në shtëpinë e prindërve të saj në Nju Jork.

Këngëtarja ka bërë një postim në Twitter ndërsa ka treguar se nëna e saj po i mungon shumë.

“Dua të shkoj në shtëpi. Më mungon Nju Jorku. Nuk kam qenë prej gjashtë muajsh. Më mungon nëna ime”, u shpreh këngëtarja.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.