Bebe Rexha flet hapur për problemet me shëndetin

Magazine
00:47 | 05 Gusht 2020

Këngëtarja shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha po kalon disa ditë të vështira.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se vuan nga infeksioni i sinusit.

Ky infeksion është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe shoqërohet me simptoma të tilla si: ethe, dhimbje koke, temperaturë, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës. Në videot e publikuara në Instastory, Bebe shihet e shtrirë në shtrat dhe me rrathë të zinj poshtë syve.

Këngëtarja shprehet ka dhimbje të vazhdueshme koke dhe mezi merr frymë. “E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksioni i sinusit”, ka shkruar Bebe krahas videos, ku sqaron gjendjen e saj.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.