Baneri “Liria ka Emër” në Graçanicë u dogj në orët e para të mëngjesit, policia flet për rastin

Lajme
10:04 | 17 Nëntor 2020

Policia e Kosovës ka folur për incidentin e djegies së banerit “Liria ka Emër” në Graçanicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për lajmi.net ka thënë se informatën për djegien e banerit policia e ka marrë sot. Sipas saj, policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe në bazë të informatave, dyshohet se akti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese ( Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti. Detaje tjera ende nuk dihen teksa në vendin e ngjarjes janë parë forca të shtuara të policisë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.