Avokati i Veselit: Aktakuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë qesharake, disa nga to janë hedhur poshtë edhe më parë në Hagë

Lajme
13:47 | 18 Nëntor 2020

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e dytë, pas asaj që u zhvillua javën e kaluar ku edhe u bë paraqitja e aktakuzave me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së. Seanca e sotme cilësohet si seancë statusore, ku ecuria e kësaj çështje ka të bëjë me organizimin e çështjeve administrative dhe vazhdimin e gjykimit. Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka deklaruar se UÇK-ja ka qenë një kryengritje për të mbrojtur popullatën civile nga serbët. Ai tha se më shumë se 10 mijë civilë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe në masakrat e ndryshme të planifikuara dhe vendi u përfshi në kaos dhe dhunë.

“Kjo përbën gati luftë civile. Shqiptarët u varrosën në varre masive nga forcat serbe dhe shumë prej tyre pastaj u zhvarrosën dhe shumë prej këtyre trupave u gjendën në Serbi dhe u quan atje me kamionë e u varrosën. Tribunali i Hagës që u ngrit për të trajtuar krimet e atij konflikti ka dënuar gjashtë eprorë të lartë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kishin për qëllim të pastronin etnikisht Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare. Dhe duke i dërguar ata në vendet fqinje Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. Të pretendosh se ka një barazi midis këtij lloji dhe veprimeve të gabuara nga disa anëtarë të UÇK-së, është shumë e gabuar. Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria ato aktakuza do të quhen qesharake”, tha Emmerson.

“Në kontekstin e e një sulmi të vazhdueshëm nga forcat profesionale serbe, shqiptarët e Kosovës u përpoqën të organizoheshin fshat pas fshati, për të mbrojtur komunitetet e tyre pra ishte akt rezistence dhe sigurisht në këtë kontekst mund të jenë kryer disa krime individualë dhe këto krime sigurisht secili prej tyre kanë qenë të pajustifikueshme por janë individuale në shkallë minore të vogël në krahasim me shkallën industrial që ushtrohej tek shqiptarët nga Jugosllavia. E vetmja ndërmarrje kriminale e përbashkët që ekzistonte ishte ajo që ishte për të mbrojtur popullsinë civile nga krimet që po kryheshin nga regjimi jugosllav. Objektivi i tyre nuk ishte kryerja ndaj civilëve, por vet ekzistenca e UCK-së varej nga mbëshetja që i dha populli I Kosovës, pra s’kishin shpresë se mund të arrinin në këto rrethana nëse s’do të ishin mbështetur nga popullata dhe nëse do të kishin kryer krime kundër njerëzimit. Këta drejtues që janë sot në bankën e të akuzuarit ishin njësoj si individët e tjerë në Kosovë, të cilët një ditë vendosën të bashkohen me ta. Ishin vullnetarë që vinin nga të gjitha vendet dhe kishin një qëllim të mbronin veten dhe komunitetin e tyre. Është trajtuar në mënyrë nga dy gjyqe të mëparshme kundër anëtarëve të UCK-së në Tribunalin e Hagës, dhe më parë është pranuar se në kontekstin e UCK-së për akumulimin e krimeve individuale s’mund të krahasohet me ndërmarrje të përbashkët kriminale. Pra s’është çështja të gjesh krimet indiviuduale. S’mund të bëhet konkluzioni për ndërmarrjen kriminale. Z.Veseli mbështetet në konkluzione bindëse dhe pika e fundit që dua të ngreh është se pa pikë dyshime, organizimi operativ në komunikim nëpërmjet UCK-së, në periudhën e aktakuzës ishin kaq sa ishte e pamundur të vërtetohet dhe të justifikohet mbështetja e prokurorisë. Ky pozicion është pranuar nga prokuroria në procedura në kuadër të Tribunalit të Hagës pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar. S’është bërë asnjë akuza për përgejgëjsi komanduese sepse s’ishte realiste të mbështetej mbi ato fakte.

Këto deficensa nuk e bënin atë në gjendje që Prokuroria të ndërtonte një akuzë për përgjegjësi komanduese”, shtoi ai

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.