Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi gruan dhe dy vajzat

Lajme
14:49 | 04 Korrik 2020

Një person është arrestuar pasi i kishte sulmuar gruan dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:20, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat  bashkëshorten dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).  Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.