Arrestohet ish- miss, e plagosi të fejuarin e saj

Magazine
00:51 | 16 Gusht 2020

Brittany Nicole Poteet e cila dikur ka qenë një nga konkurrentet e Miss USA, është arrestuar nga policia nën akuzën e dhunës dhe sulmit ndaj ish-të fejuarit të saj 43-vjeçar.

Mbi të rëndojnë dy akuza. E para është kur ajo e ka plagosur ish-të fejuarin me një zinxhir qensh, ndërsa akuza e dytë është kur gjatë një zënkë i ka thyer hundën.

Seanca gjyqësore për Poteet është caktuar të mbahet në shtator.

34-vjeçarja, dikur ka fituar kurorën e Miss Virginia në vitin 2011, ndërsa tani ka një karrierë si mundëse në Australi.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.