Arbenita Ismajli josh me dukjen në fotosesion

Magazine
19:34 | 12 Gusht 2020

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat në fushën e modelingut.

Që një kohë të gjatë ajo ushtron këtë profesion, duke bërë figura e shumë brendeve të njohura.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur tërheqëse përmes pozave të marra.

Në dallim prej imazheve të tjera, kësaj radhe ajo ka ndarë me 552 mijë ndjekësit e saj një portret, ku shihet se ka përdorur grim me ngjyra të rënda.

Flokët e lëna mbi supe, ajo ka vendosur që ti bëjë më të lakuara, teksa duart i mban të vendosura afër fytyrës.

Fotografitë e saj, qoftë atraktive apo provokuese po bëhen tejet të komentuara në faqet rozë, e kjo për shkak të bukurisë dhe linjave trupore.

Përndryshe, Arbenita është bërë edhe më e njohur përmes lidhjes së saj me reprin Fero.

View this post on Instagram

💕

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli) on

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.