Apeli vërteton pafajësinë e të akuzuarit për vrasjen e Shani e Bahri Malokut

Lajme
13:49 | 27 Nëntor 2020

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Besim Malokun, të akuzuar për vrasjen e Shani dhe Bahri Malokut në mars të 2018-tës.

Besim Malokut i është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili e liron atë nga vepra penale “Vrasje e rëndë” Ndërkaq, për armëmbajtje pa leje dënimi nuk është prekur. Dënimi për armëmbajtje pa leje nuk është prekur as për të akuzuarin tjetër Blerim Maloku.

Komunikata e plotë: Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Be. M. Aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket veprës penale veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Kosovës, është vërtetuar. Pjesa e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë që ka të bëjë më akuzuarit Bl. M. dhe Be.M., për veprën penale (secili veç e veç) “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK-së, ka mbetur e paprekur. Ndërsa ankesa e përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, është hudhur si e pa lejuar.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale. Sa i përket ankesës se palës së dëmtuar, Gjykata gjeti se ajo është e pa lejuar, ngase sipas dispozitave të KPP-së, i dëmtuari mund të paraqes ankesë lidhur me sanksionin penal, vetëm për kapituj të caktuar të KPRK-së.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.