Anëtari i VV’së e quan diktator Agim Veliun: Thotë se Podujeva u çlirua për herë të dytë

Fun
10:06 | 30 Nëntor 2020

Anëtari i VV’së, Xhevdet Maloku e ka quajtur diktator ish-kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliun, duke e krahasuar fitoren e partisë së tij me çlirim.

Maloku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se qeverisja e Bulliqit është qeverisje e popullit. “Podujeva për herë të parë bëhet me kryetar sepse deri tani kishim diktator. Podujeva u çlirua për herë të dytë dhe ka dy data të çlirimit 19 Qershor dhe 29 Nëntor. Llapjanët për herë të parë do të qeverisin vet sepse qeverisja e Shpejtimit është qeverisje e popullit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve në Podujevë, ndërsa Lista Serbe në ato që u mbajtën sot në Mitrovicën e Veriut. Kandidati i VV’së, Shpejtim Bulliqi ka fituar pa balotazh në komunën e Podujevës, duke marrë 51.64 përqind të votave. Bulliqi në këto zgjedhje pasohet nga Nexhmi Rudari i LDK’së, më 35.97 përqind, dhe PDK në vendin e tretë, ku Naim Fetahu mori 12.40 përqind të votave. Ndërkaq, Lista Serbe fitoi bindshëm në Mitrovicën e Veriut, ku ka marrë 89.86 përqind të votave, pasuar nga VV më 3.68 përqind, PDK më 3.54 dhe Dusan Milunovic 2.92 përqind. Kujtojmë se komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës së Veriut shpallën zgjedhjet pasi dy ish-kryetarët, Agim Veliu e Goran Rakic morën poste në Qeverinë Hoti. Zgjedhjet janë zhvilluar në kushte më ndryshe prej herëve të kaluara, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.