Ambasada Amerikane reagon pas shpërthimit në Ferizaj

Uncategorized
09:47 | 06 Janar 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë është deklaruar rreth shpërthimit të bombolës së gazit gjatë se martës në Ferizaj.

Nga ambasada kanë shprehur dhimbje të thellë për të gjithë të plagosurit dhe familjet e tyre. “Dhimbjet më të thella për familjet e atyre që u lënduan në shpërthimin e djeshëm në Ferizaj.

Ju urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruhet në reagimin e ambasadës. Mbi 40 persona janë lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, ku 13 të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.