Almeda Abazi së shpejti në ekran me një serial të ri?

Turke
02:06 | 29 Korrik 2020

Almeda Abazi së shpejti në ekran me një serial të ri.

Aktorja e bukur Shqiptare, Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi ku ka krijuar familjen e saj me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayışman.

Almeda para se të bëhej nënë, ka marrur pjesë në disa seriale turke. Pas lindjes së të birit Efehan, ajo nuk është marrur me ndonjë projekt të ri dhe i është përkushtuar vetëm të vogëlit të saj. Tani që Efehan është duke u rritur dita-ditës ajo po mendon të rikthehet me projekte të reja.

Abazi ishte një natë më parë në Arnavutkoy duke darkuar me motrën dhe shoqet e saja. Teksa po dilte nga restoranti Almeda bisedoi pak me gazetarët.

“Më mungon ekrani. Kam një projekt dhe do të kthehem së shpejti në ekran”- tha Almeda. /MuzikTurke.com/

Etiketimet:
Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.