Albin Kurti mbrojti UÇK-në dhe ish-krerët e saj, nxehet Shkëlzen Gashi: Demagog, po flet palidhje

Lajme
20:40 | 15 Nëntor 2020

Postimi i analistit politik, Rron Gjinovci, i cili kritikoi ashpër fjalimin e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa mbronte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, është mbështetur edhe nga ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi.

“Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Ndërsa Gashi, i cili ishte shkarkuar nga Kurti nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratës se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve, ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.

Teksa një komentues ka pyetur se a është bërë Kurti populist me konferencën e sotme, Gashi ka replikuar: “Ndoshta s’u ba, por është, vetëm i doli në pah edhe një here :D”.

E kur një komentues tjetër i tha Gashin se “kështu e paske këshillu”, Gashi ia ka kthyer: “Jo unë nuk e këshilloj askënd me qenë demagog e me folë palidhje”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.