Albana Osmani zbulon se pse nuk flet me Arbana Osmanin: E shoh nga lart…

Magazine
09:24 | 15 Nëntor 2020

Dy prezantueset e njohura shqiptare nuk flasin me njëra-tjetrën.

Albana Osmani ishte e ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore Luana Vjollcën. Për herë të parë në emision loja “Paintball” kishte si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë dhe këtë herë ajo u luajt nga Albana. “Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”,- ishte kjo një pyetjet që i drejtuan moderatores gjatë sfidës dhe na habiti pak me përgjigjen.

Albana “godet në fytyrë” Arbana Osmanin dhe shprehet kështu: “Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”

https://www.instagram.com/p/CHli9D0BeMD/?utm_source=ig_web_copy_link

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.