Aktorja turke lë të fejuarin e saj, habit me arsyen

Turke
01:05 | 31 Korrik 2020

Aktorja e njohur turke Vildan Atasever për publikun shqiptar u bë e njohur nga seriali që theu rekorde audience dhe në Shqipëri ‘Sulltanesh Kosem’.

Por ditën e sotme të gjithë mediat turke kanë shkruar për aktoren pasi ka vendosur të ndahet nga i fejuari isaj biznesmen Erkan Akdemir i cili po përgatitej për tu ulur në tryezën e martesës me aktoren.

Lajmi i ndarjes erdhi nga Erkan që tregoi se ato vendosën ti japin fund marrëdhënies së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve.

Por sipas mediave turke mësohet se Atasever e cila më parë kishte dy përvoja martese nuk dëshironte të përjetonte përsëri të njëjtin fund:

‘Është më mirë të përfundojë në fillim sesa të kesh një fund të trishtuar’ mësohet të jetë shprehur aktorja.

Aktorja e njohur i dha fund martesës së saj të parë me Taylan Kiliç në 2007 ndërsa martesa e saj e dytë ishte me aktorin Ismail Hacioglu që përfundoi në divorc në vitin 2015.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.