Aktorin e njohur Can Yaman së shpejti do e shihni në ‘Big Brother VIP’

Turke
11:32 | 02 Gusht 2020

Can Yaman do të futet në ‘Big Brother’.

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, shumë i njohur për rolet e tij në serialet turke, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit.

Emri i tij në media po lakohet për arsye të ndryshme. Përveç për suksesin e tij si aktor, Can është i komentuar edhe për fizikun e tij.

Aktualisht Can po punon për një serial të ri, por jo vetëm kaq. Atë mund ta shohim së shpejti në “Big Brother VIP”, që do të transmetohet në Itali.

Sipas mediave italiane drejtori i programit Alfonso Signorini është në negociata me Can Yaman për ta pasur atë në edicionin e ri të “Big Brother VIP”.

Lajmi i ka gëzuar shumë fansat të cilët do të kenë mundësi ta shohin aktorin 24 orë brenda shtëpisë së famshme të rrethuar nga kamerat.

 

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.