Aktori turk largohet nga seriali ‘Babil’, bëri diçka që s’duhej

Turke
03:22 | 14 Gusht 2020

Pak ditë më parë u raportua në mediat turke se aktori turk Ozan Guven ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Sipas tij ishte e dashura ajo që e kishte dhunuar atë.

Të dy publikuan foto ku tregonin shenjat e shkaktuara nga dhuna fizike. E dashura e aktorit deklaroi se shkak për sherrin e tyre ishte bërë xhelozia ndërsa aktori akuzoi se ajo e kishte kërcënuar se do i shkatërronte karrierën.

Pas skandalit që pushtoi mediat, kompania e serialit “Babil”, ku Ozan Guven luan, ka vendosur ta shkëpusë kontratën me aktorin. Ozan nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka kërkuar një shumë të majme për t’u larguar.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.