Aktori i njohur si ‘Pojrazi’ flet për lidhjen e dashurisë me ‘Eylylin’

Turke
01:32 | 16 Gusht 2020

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Së fundmi mediat turke zbuluan se aktorja 23-vjeçare është në një lidhje me aktorin Ilker Kaleli.

Sipas burimeve dyshja janë të lidhur prej 1 muaji dhe janë shumë të dashuruar.

Për lidhjen e tyre ka folur për herë të parë vetë Ilker Kaleli. Ai u ndalua nga gazetarët teksa po merrte motorrin e tij.

I pyetur për thashethemet e lidhjes me Biran Damla, aktori u përgjigj:

“Ne kemi një shoqëri shumë të mirë që ka zgjatur prej 1 muaji”.

Më pas gazetarët i thanë:

“Le të themi ju shkoftë mbarë?”

Aktori qeshi dhe u përgjigj:

“Kjo është gjë private, nuk dua të flas shumë”, duke konfirmuar kështu se ata vërtet janë në një lidhje, por preferojnë që për momentin mos ta bëjnë publike.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.