Aksident me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

E fundit
09:34 | 30 Nëntor 2020

27 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit.

Një prej këtyre aksidenteve ishte me fatalitet, i cili u shkaktua në Komoran. “Rr. Prishtinë –Pejë, Komoran 16.11.2020-13:30. Me 29.11.2020 është raportuar se një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK i lënduar në aksident, sot me dt.29.11.2020- ka ndërruar jetë . Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë është dërguar ne IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe gjatë kësaj kohe ishin edhe 15 aksidente me të lënduar, kurse 12 të tjerë me dëme materiale. Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 572 tiketa për të gjithë ata që nuk respektuan rregullat e trafikut.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.