Aida Dërguti thumbon Kurtin përmes poezisë: Dhe Feridi faqe ndërron, dje shante sot lëvdon

Lajme
19:18 | 15 Nëntor 2020

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurti se shteti duhet të organizojë mbrojtje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin që po akuzohen nga Specailja.

Pas kësaj deklarate, Dërguti publikoi një shkrim, ku thumboi Kurtin përmes vargjeve të Fan Nolit. “Dhe Feridi faqe ndron, Die shante, sot lëvdon, Fryn bulçit’ e trumbeton, Që Katrani zbardhëllon”, shkroi Dërguti. Ndryshe Dërguti ishte edhe vetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.