Ai i propozoi një vajze në mes të një proteste

Fun
08:47 | 03 Korrik 2020

Pamjet nga protestat nëpër SHBA janë kryesisht shqetësuese, por një prej tyre ka ngjallur mjaft shpresë për një të nesërme më të mirë.

Një moment romantik mbërrin nga Karolina e Veriut ku një çift sapo u fejuan në mes të një proteste.

I riu Xavier Young u ulë në gjunjë dhe i kërkoi të dashurës së tij Marjorie Alston të bëhej gruaja e tij.

Ajo tha ‘po’ dhe e përqafoi të fejuarin e saj.

“Doja t’i propozoja asaj në protestë. Ndjeva se ishte koha e përsosur për të bërë një pyetje kur turma u drejtua drejt qendrës së Raleigh”, tha Xavier për CNN.

“Ajo nuk e dinte që unë do ti bëja pyetjen e madhe para kaq shumë njerëzve. Ajo është shumë e ndrojtur”, shtoi Xavier.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.