Agim Bahtiri i këndon Jakup Krasniqit

Lajme
09:15 | 30 Nëntor 2020

Agim Bahtiri e ka dëshmuar se ka talent edhe në muzikë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se ka talant në sferën e muzikës. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, të cilin e moderon Sadri Imeri. Bahtiri pati rastin të flas për shumë plane të tij, ku në fund zgjodhi që të këndojë një këngë me çifteli.

Ajo çka mori vëmendjen e madhe të audiencës ishte se kënga e kënduar ishte dedikim për Jakup Krasniqin, i cili gjendet në Hagë. Përndryshe, Bahtiri pati edhe këngë të tjera të cilat i interpretoi në mënyrë të mrekullueshme.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.