A do të ketë lirim të masave anti-Covid, flet Ministri Zemaj

Shëndetësia
09:52 | 26 Nëntor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në bazë të situatës në terren, nuk do të ketë lirim të masave në këtë fazë dhe sipas tij duhet të ketë rritje të disciplinës. 

Zemaj theksoi se janë duke e vlerësuar me kujdes situatë dhe në bazë të saj edhe do të marrin vendime në ditët në vazhdim. “Është shqetësuese, se virusi akoma po vazhdon të merr jetë; mosha e vjetër është prekur fatkeqësisht ditëve të fundit. Nesër e kemi vlerësimin epidemiologjik javor dhe do të shohim sesi do të ecim tutje, qoftë në ditët në vijim dhe për javën tjetër”, deklaroi Zemaj në një televizion.

Kutjojmë, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 numri i të infektuarve me këtë virus deri tani ka shkuar në 36 mijë e 253. Nga 36 mijë e 253, janë 22 mijë e 137 që janë shëruar nga COVID-19. Ndërkaq janë edhe 948 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. E sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 13 mijë e 168 raste aktive me COVID-19.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.