A do ta kushtëzoj Kosova Serbinë në çështjen e të pagjeturve? – Kështu përgjigjet Hoti

Lajme
11:42 | 12 Nëntor 2020

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur interpelanca e kryeministrit Hoti.

Gjatë kësaj interpelance, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka pyetur kryeministrin Hoti se a do ta kushtëzoj Kosova Serbinë me çështjen e të pagjeturve. Hoti ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë thelbësore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Po bëjmë përpjeke maksimale që të bëjmë progrese në këtë çështje. Janë bërë përpjekje maksimale që të zbardhet fati i këtyre personave. Dialogu jo rastësisht ka filluar me temën e parë që është e të pagjeturve. Faktet e reja për gjetjen e trupave të varrosur e të pagjeturve. Në fokus do të jetë kjo çështje dhe do të jetë çështja kryesore në marrëveshjen me Serbinë”, ka thënë Hoti
“A do ta kushtëzoni Serbin për të pagjeturit, apo do të vazhdoni sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, tha Pacolli?

Hoti sërish nuk është përgjigjur nëse Kosova do ta kushtëzoj Serbinë për të pagjeturit.“Mendoj që përgjigjet po japim me veprimet që po bëjmë. Në marrëveshjen e Uashingtonit është përfshi edhe çështja e të pagjeturve. Temë kryesore, tema e parë është çështja e të pagjeturve. Më partnerët tanë ndërkombëtarë jemi duke bërë të pamundurën për këtë”, ka thënë Hoti.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.